Xhaka tregoi se ku gaboi Arsenali

Arsenal nuk ka arritur më shumë se një pikë sot kundër Watfordit.

Granit Xhaka është emëruar si kapiten i Arsenalit, por shiriti si duket i ka bërë keç yllit shqiptar.

Mesfushori i Zvicrës ka zhgënjyer sërish në barazimin 2-2 që Arsenal regjistroi në transfertë ndaj Watford dhe këtë gjë nuk e fsheh as ai vetë në deklaratën e dhënë në përfundim të ndeshjes për “BBC”.

“Jemi shumë të zhgënjyer. Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në pjesën e dytë luajtëm aq keq dhe e paguam shtrenjtë. Mund të thuash se jemi të lumtur që morëm 1 pikë”.

“E dinim se ata nuk kishin asgjë për të humbur dhe se do të na sulmonin, por nuk shfaqëm lojën tonë. Ne ishim shumë të frikësuar, askush nuk e donte topin”.

“Çdo skuadër në Premier League është mjaftueshëm e fortë për të shënuar, ndaj duhet ruajtur qetësia. Duhet të ishim të fortë psikologjikisht dhe ne nuk ishim sot”, deklaroi Xhaka.