Xhavit Haliti reagon për kërkesën e Albin Kurtit që Hashim Thaçi të shkojë në burgun e Hagës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i është kundërpërgjigjur liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, që sot i kërkoi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit që të shkojë në burgun e Hagës.
E ka quajtur të papranueshme dhe të ulët këtë deklaratë të Kurtit.
“Është degradim moral i individit i cili dëshiron ta çojë një njeri tepër të rëndësishëm të skenës politike në burg për luftën që e ka bo. Është tejet e papranueshme për mua. Nuk besoj që duhet gëzuar për ata që kanë luftuar e që shkojnë në burg”.
“Nëse ka bërë krime, nëse ka vrarë njerëz të pafajshëm pas lufte, është tjetër muhabet, por duket tepër e ulët kjo, që t’i thuash në fund të fundit, një ish-kolegu tënd, shko në Hagë. Nëse e thërrasin, edhe ai shkon, nuk është prej atyre burrave që nuk shkon”, ka thënë Haliti në Rubikon të KTV-së.
Kujtojmë që Albin Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka këruar Thaçit që të shkojë në burgun e hagës për sic ka thënë ai mëkatet e tij për krijimin e Gjykatës Speciale.