Xhelal Sveçla aktivizon Planin e reagimit kombëtar

0
297

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), Xhelal Sveçla ka aktivizuar Planin e reagimit kombëtar.

“Plani i Reagimit Kombëtar adreson mënyrën se si do t’i mbrojë qeveria qytetarët, të mirat materiale dhe mjedisin e vendit, është një plan për të gjitha llojet e rreziqeve, i cili siguron strukturë dhe mekanizma për politikat e nivelit kombëtar dhe për koordinim operacional të menaxhimit të incidenteve”.

“Me aktivizimin e plotë të Planit, ministri i MPBAP-së, merr rolin e koordinatorit qeveritar me menaxhimin e incidenteve vendore. Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është përgjegjës për koordinimin e operacioneve qendrore brenda Kosovës, për tu përgatitur, reaguar dhe rimëkëmbur nga fatkeqësitë natyrore, teknologjike dhe të shkaktuara nga faktori njeri”, ka njoftuar MPBAP-ja.

Sipas këtij njoftimi, në mbështetje të nenit 10.2 dhe nenit 11 të Ligjit Nr. 06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, (Gazeta Zyrtare, Nr. 07, 01, mars 2019), duke u bazuar në nenin 8 (paragrafi 1.4) dhe Shtojcën 6 të Rregullores nr. 05/2020 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit, Planin e Reagimit Kombëtar (Dhjetor 2010) dhe Vendimit nr.01/11 të datës 15.03.2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla nxjerr këtë:

V E N D I M

Aktivizohet Plani i Reagimit Kombëtar.

Themelohet Grupi Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI).

Grupin Ndër –Institucional për Menaxhimin e Incidenteve nga pika 1 e këtij vendimi e përbejnë:

1.1. Xhelal Sveçla – U.d. ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike – Koordinator i Grupit Ndër – Institucional;

1.2. Arben Vitia, ministër i Ministrisë se Shëndetësisë, apo zëvendësministri ;

1.3. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural apo zëvendësinistri;

1.4. Ministri i MEPTINIS, apo zëvendësministri;

1.5. Ministri i Mbrojtës, apo zëvendësministri;

1.6. Ministri i Drejtësisë, apo zëvendësministri;

1.7. Ministri i Financave dhe Transfereve, apo zëvendësministri;

1.8. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, apo zëvendësministri;

1.9. Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, apo zëvendësministri;

1.10. Ministri i Pushtetit Lokal, apo zëvendësministri;

1.11. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik – drejtori ose i deleguari i tij;

1.12. Agjencia e Menaxhimit Emergjent – drejtori ose i deleguari i tij;

1.13. Policia e Kosovës – drejtori ose i deleguari i tij:

1.13.1.Departamenti i Kufirit – drejtori ose i deleguari i tij;

1.13.2. Departamenti i Hetimeve – drejtori ose i deleguari i tij;

1.14. Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion (MPBAP) – drejtori ose i deleguari i tij;

1.15. Departamenti për Siguri Publike (MPBAP) – drejtori ose i deleguar i tij;

1.16. Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave (MPBAP) – drejtori ose i deleguari i tij;

1.17. Departamenti Ligjor (MPBAP) – drejtori ose i deleguari i tij;

1.18. Zyra për Komunikim Publik (MPBAP) – drejtori ose i deleguari i tij;

1.19. Doganat e Kosovës – drejtori ose i deleguari i tij;

1.20. Thesari – drejtori ose i deleguari i tij;

1.21. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit – drejtori ose i deleguari i tij;

1.22. Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore – Drejtori ose i deleguar i tij;

1.23. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë – drejtori apo i deleguar i tij;

1.24. Posta e Kosovës – drejtori ose i deleguari i tij;

1.25. Kryqi i Kuq i Kosovës – sekretari ose i deleguari i tij;

1.26. Përfaqësuesi i sektorit privat;

1.27. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Obligohet Grupi Nder-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve, nga pika 1 e këtij vendimi qe t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre bazuar në Ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera, Planin e Reagimit Kombëtar dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi.

Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit nga ushtruesi i ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Tashmë është aktivizuar Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.