Xhemaili me super gol, i nxjerr një pikë Bolognas në minutat e fundit (Video)

Blerim Xhemaili ka qenë hero i Bolognës në përballje me Parmën.

Ndeshja që u zhvillua në ‘Stadio Renato D’Allara’ ka përfunduar në barazim 2 – 2.

Parma ishte dy herë në epërsi 0-1 dhe 1-2, por në minutën e 95-të vendasit barazuan rezultatin.

Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili me një goditje të fuqishme brenda zonës shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur për rezultatin përfundimtar.

Për 33-vjeçarin ky ishte goli i parë këtë edicion në Serie A dhe me peshë mjaftë të madhe, pasi i siguroi një pikë të artë Bolognës.

Tek Parma nga minuta e parë luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Kastriot Dërmaku.

https://streamable.com/0un0d

Lini një Përgjigje