Xherdan Shaqiri blerja e dytë më e suksesshme e Liverpoolit, sipas tifozëve

0
369
Ndikimi i Xherdan Shaqirit në një edicion brilant të Liverpoolit deri tani si lider i Premierligës me katër pikë më shumë se përcjellësi i parë kampioni në fuqi Manchester City, është duke u njohur dhe vlerësuar edhe nga tifozëve të klubit.

Kam persona mbase kanë pritur që në këtë fazë të sezonit, skuadra e Jurgen Kloppit do të ishte lider para Manchester Cityt të Pep Guardiolës.

Ama për këtë është përkujdesur edhe ylli kosovar i Zvicrës, i cili iu bashkua të kuqve në verë nga Stoke City për 14 milionë euro, shumë më lirë sesa që kushton në fakt.

Përveç Shaqirit, Liverpooli solli edhe katër futbollistë të tjerë kyçë në skuadër gjatë verës.

Në 18 paraqitjet e tij deri tani këtë sezon në Premierligë, 10 herë si titullar dhe tetë herë nga stoli, Shaqa i ka regjistruar gjashtë gola dhe dy asiste, duke dhënë kontribut të mjaftueshëm që Livepooli të marshojë drejt titullit.

Krahas shifrave, Shaqiri ka ndikuar shumë edhe në lojën në sulm të të kuqve, duke krijuar pasi skuadra është treguar më e rrezikshme me të në fushë.

Shaqiri është votuar si blerja më e suksesshme me 11.9% nga tifozët e Liverpoolit në një sondazh të Liverpoolecho. Portieri Alisson Becker, natyrisht, u votua si blerja më e suksesshme me 78.9% të votave, duke lënë prapa kosovarin dhe mesfushorin brazilian Fabinho.

Ndërsa, blerja më zhgënjyese është votuar Naby Keita me 62% të votave.