Xherdan Shaqiri do të mbetet në Angli apo do të transferohet në Gjermani?

0
231

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Stoke City pas përfundimit të këtij sezoni.

Rënia e Stoke City nga Premierliga, do të bëjë që Shaqiri të ndërrojë ambient, ku ka disa oferta.

Janë skuadrat nga Anglia dhe Gjermania, që po shprehin interesim për ish anëtarin e Interit dhe të Bayern Munichut.

Në Angli raportohet se Shaqiri mund të mbetet në Premierligë, duke u transferuar te West Ham United.

Janë tifozët e kësaj skuadre që po bëjnë presion te zyrtarët e klubit që të transferojnë yllin me prejardhje nga Kosova.

Klauzola e largimit të Shaqirit nga Stoke City është 14 milionë euro.