Xherdan Shaqiri i befason të gjithë me të hyrat nga futbolli amerikan

Pagat e futbollistëve në futbollin amerikan, MLS, po vazhdojnë të kenë rritje.

Primatin e mbanë ekipi i Inter Miamit me pronar David Beckham,, të cilët ndajnë 42 milionë dollarë në vit. Gati gjysma e tyre ndahet për Lionel Messin.

I dyti në listë është Lorenzo Insigne i Torontos me 15,4 milionë dollarë, ndërsa Busquets është i treti me 8,8 milionë dollarë.

Lartë në listë, përkatësisht i katërti me të hyra financiare në vit është Xherdan Shaqiri, ylli i Cicago Fire.

Shaqiri ka të hyra vjetore prej 8,2 milionë dollarësh. Shuma përbëhet nga paga bazë prej 7,4 milionë dollarësh dhe kompensimi i garantuar prej 800 mijë dollarësh në vit.

Pas Shaqirit janë Sebastian Driussi (6,7 milionë), Federico Bernardeschi (6,3 milionë), Emil Forsberg (6 milionë), Hector Herrera (5,2 milionë), Hany Mukhtar (5,2 milionë), Carles Gil (4,5 milionë).

Inter Miami për paga i ndan 41,7 milionë dollarë. Pason Toronto FC me 31,4 milionë dollarë, Chicago Fire me 25,1 milionë dollarë, Nashville me 21,4 milionë dhe Cincinnati me 18,7 milionë.

Lini një Përgjigje