Xhirohet rrufeja e çuditshme, e bukur dhe misterioze! (foto)

0
240

Piloti Chris Holmes me 15 Tetor ishte duke fluturuar me aeroplan 10.000 metra mbi tokë diku mbi Gjirin e Meksikes në USA. Në atë moment në Gjirin e Meksikës ishte një stuhi jashtëzakonisht e fuqishme (supercell) me vetëtima dhe bubullima masive, ndërsa Holms kishte rastisur të jetë pikërisht mbi atë stuhi të jashtëzakonshme dhe të fuqishme.

Përderisa vetëtimat e zakonshme e kishin impresionuar pilotin me masivitetin e tyre në atë moment ai kishte përjetuar momentin më të çuditshëm në jetën e tij – Rrufe të shumta mbi vranësira – nga vranësira në drejtim të qiellit.

“Mbeta i shtangur ngase përpos vetëtimave masive të zakonshme stuhia “supercell” krijojë një linjë rrufesh të cilat nga vranësirat shtriheshin në drejtim të qiellit”

“Ishte gjëja më e çuditshme që kam parë në jetën dhe karrierën time si punëtor i forcave ajrore” u shpreh piloti Holms./Meteoballkan/