Yagcilar: Në qershor ligji për pagat

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar tha se pagat në Kosovë janë të lidhura me shumë ligje, por ende nuk po ekziston një ligj bazik që i rregullon. Sipas tij ky ligj do të hartohet në muajin qershor, raporton Ekonomia Online.

“Të gjitha pagat janë ndërlidhura me shumë ligje ,por ligji bazik nuk ekziston, pagat e funksionarëve publik do të bëhen sipas vendimeve të ndryshme të qeverisë, edhe ndyshimeve nga kryesia, edhe për agjencione të ndryshme. Ka nevojë të hartohet një ligj bazik dhe në muajin qershor ta procesojmë në Kuvend”, tha Yagcilar.

Ministri Yagcilar ka përmendur edhe pagat të zyrtarëve dhe renditjen e tyre.

“Fillohet prej agjencionit të privatizimit, pagën bazë më të lartë në buxhetin e Kosovës, ndërsa presidenti është në vendin e 9-të, pastaj kryetari i Kuvendit vendin e 20-të, kryetari i Gjykatës Kushtetuese vendin e 38-të, ish kryetari i Kuvendit vendin e 54-të, kryetari i komunës së Prishtinës vendin 63-të, pastaj deputetët vendin e 66-të dhe vazhdohet me dekanin, kryeministrin dhe ministrat në vendin e 113-të”, tha Yagcilar, shkruan Ekonomia Online.

Lini një Përgjigje