Ylfete Fanaj e para shqiptare ministre kantonale në Zvicër

164

Nga sot Ylfete Fanaj ka shkruar historinë në Zvicër duke u zgjedhur e para shqiptare si ministre kantonale.

Ajo fitoi përfaqësimin e kantonit të Lucernit she kjo shënon edhe postin më të lartë ekzekutiv që një shqiptare mban në Zvicër, raporton albinfo.ch.

Madje falë Fanaj, PS arriti të rikthehej në qeverinë e Lucernit. Për tetë vite, PS nuk ishte më e përfaqësuar në ekzekutiv të këtij kantoni përcjell albinfo.ch.

Fanaj fitoi garën me 45,053 vota ndaj Hauser me 39,674 vota.