Ylfete Fanaj zgjidhet nënkryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit

Politikania shqiptare, Ylfete Fanaj, është zgjedhur nënkryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit.

Fanaj aktivitetin e saj e zhvillon në kuadër të Partisë Socialiste në këtë pjesë të Zvicres.

Lajmin ajo e bëri të ditur nepërmjet llogarisë së saj në facebook.

Siç dihet edhe partia e saj, SP ka shënuar një rezultat shumë të mirë, duke fituar tri vende më shumë në parlament. Nga ana tjetër, partitë e djathta, SVP, CVP dhe FDP të cilat janë zakonisht favorite në këtë kanton, kanë shënuar rënie të theksuar, me 7 gjegjësisht 4 dhe 3 vende më pak të fituara.