Ylli i futbollit Sergio Ramos bëhet baba për herë të tretë

Ylli i Real Madrid Sergi Ramos dhe bashkëshortja e tij Pilar Rubio kanë mirëpritur në jetën fëmijën e tyre të tretë.

Futbollisti ka ndarë lajmin e lumtur në Twitter ku ka postuar një foto të foshnjes dhe prezantues në dhomën e spitalit.
“Me gëzim të madh ne ju prezantojmë me Alejandro. Ai ka lindur në orën 18:24 dhe  peshonte 3.1kg. Mami dhe fëmija janë të mirë. Ju falenderoj. Ju dua,”-shkruajti 31 vjeçari.
Alejandro erdhi në jetë mbrëmjen e së dielës.
Ramos dhe Rubio, të cilët janë lidhur së bashku që në shtator të vitit 2012 tashmë kanë dy djem së bashku, Marco, 2 vjeç dhe Sergio Jr, 3 vjeç.

 

Lini një Përgjigje