Ymeri: Në VV ke shku veç sa me u zgjedh deputete bre Mimozë, gjithçka i ke thënë Albin Kurtit

Përplasja në ‘Debat Plus’, sonte ka vazhduar mes Visar Ymerit të PSD’së dhe Mimoza-Kusari-Lilës të Vetëvendosjes, transmeton Periskopi.

Përderisa Kusari-Lila e akuzonte Ymerin për koalicion me Ramush Haradinajn, ai ia ktheu:

‘’Ti ne VV ke shku vec me u zgjedh deputete bre Mimozë. Mos bë hajgare. Se para një jave e ke akuzu Albin Kurtin për i pabesë, e pas një jave ke shku. Gjithcka i ke thanë, e ke akuzu për arrogancë’’.

Pastaj ndërhyri edhe Hykmete Bajrami e LDK’së, duke i thënë Ymerit se e kishte quajtur profet Albin Kurtin.

‘’Kurrë Albinin nuk e kam quajt profet, e as Ramush Haradinajn s’ka me e quajt profet’’, tha Ymeri.