Youtube ndryshon rregullat e lojës! Nuk do të fitoni më para si më parë

0
225

Youtube ka shtrënguar kontrollin e publikimit të përmbajtjes në faqen e saj. Arsyeja është se reklamuesit dhe kompanitë e mëdha janë më pak të interesuara të lidhin reklamat e tyre me kanalet private Youtube që kanë përmbajtje të papërshtatshme, transmeton Indeksonline.

Faqja në pronësi të Google ka njoftuar se paraqet rregullin që kanalet që kërkojnë reklama duhet të kenë së paku 1000 pasues dhe një minimum prej 4,000 orësh materialesh video të shikuara gjatë 12 muajve të fundit.

“Pjesa më e madhe e përpjekjeve tona është të zvogëlojmë numrin e atyre që dërgojnë dhe imitojnë fitimin e Youtube, si dhe akterëve të tjerë të këqij, duke vazhduar me shpërblimin e atyre që e bëjnë punën tonë të platformës aq të mirë”, tha Nik Mohan , një nga udhëheqësit e Youtube.

Për këtë hap, Youtube vendosi pasi kompanitë e mëdha filluan të tërhiqnin para për shkak se reklamat e tyre shfaqeshin me përmbajtje video të papërshtatshme.

Midis tyre janë AT & T, Verizon, McDonald’s dhe L’Oréal. Ata kanë ndërmarrë më parë disa hapa, siç janë kufizimet që vetëm reklamuesit mund të fitojnë vetëm pronarët e atyre kanaleve Yputube që kanë pasur të paktën 10,000 shikime./Indeksonline/