Zakharova: Rusia s’e ndihmon Serbinë rreth Kosovës pse ka interes, por pse ajo e lut

Moska po i sheh problemet me të cilat po përballet Serbia dhe ajo përpiqet t’i ndihmojë Beogradit për ato që ai lut, por ne s’i komentojmë hapat e udhëheqjes serbe, sepse për këtë për duhet pyetur qytetarët që e kanë zgjedhur atë udhëheqje, ka thënë zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova, transmeto Koha.net.

Ajo është përgjigjur kështu në pyetjen e Dejan Beriqit.

Beriq, i cili prezantua si gazetar i një portali rus, është shtetas serb që si snajperist ka luftuar anën e rusëve në Donbas e kundër Ukrainës, njofton gazeta “danas” e Beogradit.

Sipas kësaj gazete, Berikq e ka pyetur Zakharovën nëse Moska mendon se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçqiq është kalë Troje në duar të Perëndimit.

Nuk do ta krahasoja Vuçiqin me ndonjë kalë, as me kalë Troje

Ai ka theksuar „në qeverinë serbe dhe në opozitë janë njerëzit që punojnë për Perëndimin, se presidenti i Serbisë deklaron neutralitetin ushtarak të Serbisë, porse në Ministrinë e saj të Mbrojtjes gjendet përfaqësia e NATO-s, se ushtarët e kësaj Aleance kanë imunitet të plotë në territorin e Serbisë dhe se qendra humanitare ruse s’ e ka marrë statusin diplomatik.

„Vuçiq vjen në Rusi dhe kërkon ndihmë për çështjen e Kosovës e në Bruksel nënshkruan marrëveshjen që Kosovës ia mundëson pavarësinë. Shtypi në Serbi është nën kontroll të CIA-s e cila e fyen Rusinë dhe qeverinë e saj. Nëse shikojmë se çfarë po ndodh në Serbi, se si qeveria jonë e përkrah Perëndimin duke përmbushur të gjithë urdhrat e tij, a u duket se Vuçiq është kalë Troje që po i fut në zënkë popullin serb e rus“, ka pyetur Beriq.

„Unë Vuçiqin nuk do të kisha krahasuar me ndonjë kalë, madje as me atë të Trojës. Unë kam asociacione të tjera, më shumë njerëzore. Ejani të pyesim se si po udhëheqin politikanë serbë dhe zyrtarët atje”, ka thënë Zakharova.

Ajo ka theksuar se Rusia i sheh problemet me të cilat përballet Serbia dhe përpiqet ta ndihmojë aty ku e Beogradi e lut.

„Nisemi nga lutja e Serbisë, që është interes i popullit serb dhe ne mbrojmë bazat e të Drejtës Ndërkombëtare të situatës rreth Kosovës, këtë bëjmë tash e shumë vite, ne këtë se’ bëjmë për shkak të interesit tonë por për shkak të lutjes së Beogradit. E sa i përket udhëheqjes serbe, këtë pyetje ta bëjnë qytetarët e saj “, ka thënë Zakharova.

Në një intervistë për medet ruse, Beriq ka thënë se është shtetas serb dhe rrezikon të dënohet me 17 vjet burgim për shkak të pjesëmarrjes në operacionet ushtarake në territore të shteteve të huaja.

Është hera e dytë që Beriq ka marrë pjesë në konferencën e MPJ të Rusisë ndërsa herën e parë kishte pyetur për konfliktet në lindje të Ukrainës dhe për qëndrimin rus ndaj Kosovës gjë që kishte nxitur komente të shumat në mediet ukrainase.