Zakonet e këqija në zyrë që jua shkatërrojnë shëndetin

Janë disa zakone të këqija në punë, të cilat i bëjnë shumica prej nesh, dhe ndikojnë keq në shëndetin tonë.

Shume shpesh nuk i vini re, por ndërsa jeni në pune merrni pozicione jo korrekte të cilat ndikojnë mbi shëndetin tuaj fizik. Shpesh kjo ndodh sepse dëshirojmë që karriera të ecë më shpejt sesa janë pritjet tona.

Por, bëni kujdes me teprimet sepse edhe nëse do të arrini qëllimet tuaja në punë disa zakone vënë në rrezik shëndetin dhe në fund të fundit nuk ia vlen.

Ja cilat janë zakonet e këqija në punë, të cilat i bëjmë çdo ditë:

Të mos konsumoni mëngjesin.

Të qëndroni ulur për disa orë rresht.

Një pozicion i gabuar në punë.

Të mbështetni fytyrën në duar.

Të qëndroni në zyrë ku nuk qarkullon ajri.

Të qëndroni këmbë mbi këmbë.

Të fërkoni sytë.

Të kaloni pushimin e drekës mbi tryezën e punës.

Të punoni natën.

Të mbani dorën për një kohë të gjate mbi “mouse”.

Të ngarkoheni tepër me punë.