Zbardhet plani i PD-së për të prishur zgjedhjet të dielën: Ja porositë e Bashës për demokratët (video)

REPORT TV zbardh planin e Partisë Demokratike për të prishur zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, që do të zhvillohen ditën e diel.

Shqiptarja.com ka siguruar një letër-dokument me porositë e qendrës së Partisë Demokratike që qarkullon mes militantëve demokratë për të prishur zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në këtëurdhëresë të PD-së janë parashtruar 6 pika për degët e PD-së dhe kryetarët e bashkive që varen nga demokratët, ku strategjia kryesore është rritja e tensionit deri në kulmimin e tij në bllokimin e zhvillimit të zgjedhjeve të dielën.

Sipas kësaj “Porosie urgjente për degët dhe kryetarët e bashkive” duhet që tëvazhdohet me modelin e përplasjes së dhunshme që u provua para pak ditësh në Shkodër, ku objektivi kryesor do të jetë pengesa e takimeve elektorale të kryeministrit Edi Rama. Krerët lokalë të PD-së udhëzohen që të njoftojnë policinë se do të zhvillojnë në orare e vende të pacaktuara tubime nga data 27 qershor deri më 2 korrik.

Por ajo çka është më e rëndë në këtë porosi të qendrës së PD-sëështë se ajo urdhëron që të kryhen akte të jashtëligjshme si dëmtimi i materialeve zgjedhore apo përplasja me policinë edhe pse për këtëështë përdorur termi më i butë “përballje”. “Të hartohet plani sipas specifikave të degëve për të mos lejuar votime në 30 qershor. Kjo duhet të arrihet ose përpara datës 30 nëpërmjet bllokimit të KZAZ në shpërndarjen/dëmtimin e materialeve zgjedhore (kjo është me e pranueshme nëse arrihet objektivisht(ose pa dhunë në qendrat e votimit, me një metodë që shmang përplasjen fizike.

Është e pranueshme që të ketë përballje me policinë, por jo akte të forta dhune, dëmtime / djegie godinash apo persona të lënduar.”, thuhet në pikën e 3-të të urdhëresës së PD-së. Bie në sy se edhe se kërkohet që të mos ketë dhunë e sidomos të lënduar nga këto përplasje që urdhërohen nëpër KZAZ apo ndaj policisë, krerët e PD-së nuk e kanë hallin tek lëndimi i qytetarëve, por kanë frikë se mos kjo përdoret nga PS-ja për t’u prishur imazhin.“Interesi i Edi Ramës është që ne të bëjmë dhunë dhe të lëndojmë njerëz, prandaj duhet të shmanget kjo me çdo kusht”, thuhet në po atë pikë.

Pra tashmë që afrojnë votimet e 30 qershorit duke qartë se “Aleanca për mbrojtjen e demokracisë” që u krijua para pak kohe nga Bashaka si detyrë kryesore krijimin e një klime tensioni për të intimiduar qytetarët që të votojnë por edhe pengimin direkt të procesit zgjedhor duke bllokuar KZAZ-të dhe qendrat e votimit.

Vlen për t’u theksuar fakti se këto urdhëresa përmbajnë shumë shkeljet të ligjit, ku një pjesë e mirë përbëjnë edhe vepra të rënda penale, ndaj edhe asnjë prej drejtuesve të Partisë Demokratike nuk e ka firmosur atë. Duket se edhe pas paralajmërimit të fortë nga ana e ndërkombëtarëve për të mos prishur zgjedhjet e për të mos përdorur akte dhune drejtuesit e PD-së kanë ndërmend të vazhdojnë rrugën që kanë nisur.

Porositë e plota të Bashës për demokratët

1-Vijon përballja sipas modelit të Shkodrës, kudo ku shkon Edi Rama. Duke filluar nga sot, tensioni i përballjes duhet të rritet. Degët që janë brenda të njëjtit qark a po afër njëra-tjetrës të koordinojnë për të rritur forcën e pjesëmarrjes dhe përballjes

2-Të gjitha Degët të njoftojnë Bashkitë dhe Policinë, që në datat 27-qershor-2 korrik 2019, në të gjithë territorin e bashkisë, do të organizohen tubime në mbrojtje të kushtetutës dhe demokracisë. Detyrimi është vetëm për njoftim. Nuk pritet leje. Vendet e zhvillimit të tubimit të jenë të gjitha rrugët e qytetit dhe fshatrat, duke specifikuar veçanërisht lagjet apo zonat ku janë të vendosura KZAZ, GNV dhe qendrat e votimit. Orari i tubimit të jetë: Pa ndërprerje.

3-Të hartohet plani sipas specifikave të degës për të mos lejuar votime në 30 qershor. Kjo duhet të arrihet, ose përpara datës 30 qershor nëpërmjet bllokimi të KZAZ në shpërndarjen/ dëmtimin e materialeve, ose pa dhunë në qendrat e votimit me një metodë që shmang përplasjen fizike. Është e pranueshme që të ketë përballje me policinë por jo akte të forta dhune, dëmtime, djegie godinash apo persona të lënduar. KURRSESI persona të lënduar. Interesi i Edi Ramës është që të bëjmë dhunë dhe të lëndojmë njerëz, prandaj duhet shmangur kjo me çdo kusht. Ligjërisht pas dekretit të presidentit është Edi Rama në paligjshmëri dhe jo opozita. Të shmanget me çdo kusht përballja me militantët e PS dhe të mos biem pre e asnjë provokimi të tyre.

4. Aleanca për mbrojtjen e demokracisë të dalë njëkohësisht me deklarata të martën që po rrezikohet demokracia dhe ata nuk do ta lejojnë këtë. Thirrje masive për të mos dalë në votime nëse ato do të tentohen që të bëhen.

5. Të ngrihet grup pune që pamundësojnë votimet. Të hartohet modeli më i zbatueshëm sipas degëve dhe mundësive që ka cdo degë. Aty ku PD-ja dhe aleatët kanë bashkinë plani të hartohet dhe zbatohet në koordinim me kryetarin dhe strukturat e bashkisë. Është e domosdoshme të koordinojmë me të gjithë partitë aleate.

6. Të ngrihet grup pune që dokumenton dhe evidenton cdo shkelje që ata po bëjnë (presion administratës për të dalë në votime, përdorim të administratës në fushata, veprimet e paligjshme të policisë, blerje e votuesve dhe të tjerë). Të caktohen nga dy persona që monitorojnë cdo qendër votimi.