Zbulohen mesazhet kërcënuese ndaj prokurores së rastit ‘Pronto’

0
424

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari ka pranuar kërcënime me jetë sot gjatë ditës.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet ndaj kërcënimeve të prokurores Hajdari, duke thënë se tashmë rastin janë duke hetuar në koordinim me prokurorinë kompetente.

Rastin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Insajderi ka siguruar mesazhet kërcënues dhe ka treguar se krejt kërcënim ka ardhur pas një interviste në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ku disa nga komentuesit nuk ishin kursyer as mbrëmë ndaj saj duke sharë e kërcënuar publikisht.

“Ty të kisha vjerr në shesh dënim”

“Oj kuder se ski ti faj jo, po ne si popull se uduft me ardhe met ngre mas vetures teri sa te del bre idijote me gjithe keta tjeret”.

“Jo linqime po duhet me te vjerr mori kriminele”, janë kërcënimet që i ka marr Hajdari.

Hajdari ka qenë prokurorja e cila ka ngritur aktakuzën në rastin e njohur ‘Pronto’, rast ky i cili u mbyll me asnjë të dënuar me arsyetimin në mungesë të provave materiale për të akuzuarit Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin, Ilhami Gashin, Xhavit Dakajn, Fatmir Shurdhajn, Sadat Gashin, Ismet Nezirajn, Rexhë Abazin, Nijazi Kryeziun dhe Arbenita Pajazitin.
Hajdari e cila ka ngritur aktakuzën ndaj 11 të përfshirëve në rastin ‘Pronto’ është shprehur e zhgënjyer me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës./gazetametro.net