Zbulohen pllakat përkujtimore në shtëpitë ku qëndruan shtabet e UÇK-së

Sot në Lug të Leshanit të Pejës , u zbuluan pllakat përkujtimore në shtëpitë ku gjatë luftës vepruan shtabet lokale të UÇK-së.

Pllakat perkujtimore u zbuluan në Jabllanicë e Leshanit (shtëpia e Idriz Atashit) dhe Kliçinë (shtëpia e Ajet Vokshit).
Para pjesëmarrësve folën Lahi Brahimaj, kryetari i OVL UÇK Pejë Gazmend Syla dhe Bajram Shkodrani udhëheqës i OVL UÇK për Lugun e Leshanit.

Gjithashtu u ndan mirënjohje për Luftëtarët që kontribuuan në atë kohë në themelim të shtabeve.