Zbulohet data e koncertit të Rita Orës në Tiranë (Video)

0
235
Rita Ora dhuroi një spektakël të paharrueshem në sheshin e Prishtinës vetëm dy muaj më parë.
Por, “shota” e muzikës botërore, me sa duket nuk ngopet nga publiku shqiptar!
“Jo vetëm modë” ka zbuluar ekskluzivisht surprizën që ylli me origjinë shqiptare po planifikon prej pak kohësh, raporton tv Klan.
Rita Ora ka pranuar të rikthehet pas 6 vitesh në një koncert madhështor në Tiranë, në datën 3 qershor!
Po të kemi parasysh se ylli i skenave ndërkombëtare është ftuar të këndojë në një event të organizuar nga Bashkia, mendohet se koncerti do të jetë i hapur, pra pa pagesë.

Nga ana tjetër, vetë artistja ka treguar se është shumë bujare kur i duhet të bëjë biznes me patriotët e saj. Mjafton të kujtojmë se ajo performoi pa pagesë personale në dy përvjetoret e pavarësisë, si të 100-vjetorit të Shqipërisë, ashtu edhe në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Megjithatë, Rita Ora nuk do të jetë e vetmja shqiptare që do të ndalojë gjithë angazhimet për një koncert pranë fansave më të zjarrtë.