Zbulohet identiteti i personit të vdekur në Gjilan (Foto)

0
309
Qerim Çocaj është viktima e akidentit të tmerrshëm që ndodhi sot në qendër të Gjilanit, i cili ishte shkaktuar nga një kamion, shkruan Insajderi.
Në aksidentit ku ishin përfshirë edhe një traktor dhe disa vetura kanë mbetur të lënduar 16 persona.
Lajmin për vdekjen e Çocajt e kanë konfirmuar edhe familjarët e tij.

“Njoftojmë të gjithë qytetarë dhe të afërmit tanë që sot nga një aksident tragjik ndërroi jetë Qerim Çoçaj pronari i furrës Vëllezërit Çoçaj në Gjilan…Krenar gjithë jetën …. Ishe dhe do të mbetesh shembull për të gjithë…”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Qerim Çoçaj është viktima e aksidentit të rëndë në Gjilan