Zbulohet kafsha që nuk përdor oksigjen për të jetuar

Mendohej se të gjitha kafshët kishin nevojë për oksigjen për të jetuar, por studimi më i fundit tregon se kjo nuk është e vërtetë.

Një organizëm i rrallë është zbuluar, i cili nuk përdor oksigjen për të jetuar. Paraziti i vogël jeton në gjendrat e salmonit dhe nuk përdor oksigjenin për të prodhuar energji.

Një nga shkencëtarët që bën këtë zbulim tha për CNN: “Kur ne mendojmë për kafshët, kemi në kokë krijesa shumë qelizore që kanë nevojë për oksigjen për të jetuar. Me punën tonë ne treguam që ekziston të paktën një kafshë shumëqelizore që nuk ka nevojë për oksigjen.”

Ende nuk dihet plotësisht se çfarë përdor organizmi në vend të oksigjenit, por mendohet që ai merr molekula energjie të përgatitura nga salmoni, ku dhe jeton.

Lini një Përgjigje