Zbulohet një kontinent i zhdukur në Evropë

Shkencëtarët kanë zbuluar një kontinent të fshehur nën Evropën Jugore, quhet Adria e Madhe.

I shkëputur nga Afrika e Veriut për t’u zhytur në Evropën Jugore, besohet se është i vjetër rreth 140 milionë vjet, raporton CNN, përcjell Koha.net.

Douwe van Hinsberg është profesor i tektonikës globale dhe paleogjeografisë në Universitetin e Urechit, i cili thotë se një numër i madh turistësh e ka vizituar këtë vend pa e ditur që është Adria e Madhe.

“Harrojeni Atlantisin, pa e ditur, një numër i madh turistësh kalojnë pushimet në këtë kontinent të humbur pa e ditur që është Adria e Madhe”, u shpreh ai.

Ky studim rreth Adrisë së Madhe, është publikuar edhe në Gondwana Research. Ky studim për më tepër tregon evolucionin e kontinenteve.

Studiuesit thonë se pjesa më e madhe e Adrisë është nënujore, e mbuluar me dete të cekëta, shkëmbinj nënujorë e koralorë.

“Është thjeshtë rrëmujë gjeologjike. Gjithçka është e lakuar, e prishur dhe e grumbulluar “, thotë Hinsbergen, studiuesi kryesor nga universiteti i Utrecht në Holandë.

Adria e Madhe nuk është kontinenti i parë i humbur që u zbuluar. Në vitin 2017 studiuesit gjetën një tjetër të humbur në Zeelandia.