Zbulohet numri i të prekurve me Covid-19 në burgjet e Shqipërisë

Në burgjet e Shqipërisë janë identifikuar 18 persona pozitivë me Covid-19.

Sipas burimeve të A2, vetëm 3 prej tyre janë aktivë për momentin, njëri prej të cilëve i shtruar në spitalin e burgut, pasi ka edhe sëmundje shoqëruese.

Nga të dënuarit që përfituan nga Akti Normativ leje të veçantë 3-mujore, 3 prej tyre janë riarrestuar. Dy prej tyre për dhunë në familje dhe një tjetër për shkak se ka shkelur rregullat e karantinimit.