Zbulohet origjina e gurëve gjigantë të Stonehenge

Tre mijë vjet më parë, erdhën nga në rreth 240 kilometra distancë, gurët gjigantë që kompozojnë kompleksin monumental prehistorik të Stonehenge, në Amesbury, Wiltshire të Anglisë.

Këtë vlerësim e ka dhënë ekipi prej 12 shkencëtarëve britanikë, i përbërë nga gjeologë dhe arkeologë.

Në kërkimin e tyre, të sapo publikuar, sipas CNN, lexohet që “disa gurë më të vegjël të kompleksit vijnë nga dy shpella në Galles-in perëndimor”.

Skuadra ka gjetur edhe instrumentet prehistorikë si pykat e gurit dhe gjetje të tjera, të nevojshme për aktivitetin e spostimit në ato shpella, të cilat datojnë rreth viteve 3.000 p.e.s, epokë në të cilën ishte ndërtuar pjesa e parë e Stonehenge.

Kjo është siguria që kanë qenë pikërisht njerëzit ata që i kanë transportuar gurët gjigantë deri në vendin në të cilin pozicionohen sot, rreth 240 km distancë, konfirmojnë autorët e studimit, të cilët vijnë nga të gjitha vendet e Mbretërisë së Bashkuar.

“Më në fund – shpjegon Joshua Pollard, docent i Arkeologjisë në Universitetin e Southampton, – hidhen poshtë argumentet e vjetra për faktin se ‘gurët blu’ janë spostuar nga faktorët e akullnajave apo faktorë të tjerë.”

Grupi i punës së Pollard, që nga viti 2010 është marrë me analizën e kampionëve të gurëve të Stonehenge, edhe në përpjekjen për t’i përshtatur me “Preseli Hills”, kodrat që ndodhen në Gallesin jug-perëndimor.

Për të arritur përshtatshmëri më të madhe, gjeologët pluhurizuan qindra kampionë shkëmbinjsh. Ndaj bënë testime shumë të thella me rreze X dhe analizuan moshën e kristaleve, duke përdorur zircon.

Guroret, të quajtura Carn Goedog dhe Craig Rhos-y-felin, gjenden në anën veriore të kodrave, përballë pozicionit që është menduar gjithmonë.

Për këtë arsye, gurët, sipas studimit të ri, vijnë nga ana veriore e Preseli Hills.

Kërkuesit mendojnë se ka më shumë mundësi që shkëmbinjtë të jenë tërhequr me rrugë tokësore nga Gallesi në Angli, se sa të kenë ardhur nga lumi i cili ndodhet nga jugu. Ekziston gjithashtu mundësia që shkëmbinjtë të jenë përdorur për herë të parë për të ndërtuar një rreth gurësh në zonën vendase para se të transportoheshin në Salisbury.

“Arkelogët tani hedhin vështrimin mbi lidhjet prehistorike mes popujve të lashtë të Preseli dhe ultësirave angleze në lindje”, ka shtuar Pollard.

“Stonehenge – përfundon raporti- mbetet një ndër shembujt më të qartë të zhvendosjes në distancë të largët të shkëmbinjve gjigantë në botën antike”.