Zbulohet pllaka në shtëpinë-shtab në Leshan të Pejës (Foto)

Sot në Leshan të Pejës, u zbulua pllaka në shtëpinë, e cila kishte shërbyer si Shtab Lokal.
Shtëpia e invalidit të luftës Ukë Krasniqi (tanimë i ndjerë), sot kishte mbledhur dhjetëra bashkëluftëtarë në mesin e të cilëve edhe z.Azem Veseli, ish komandant i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”.
Kryetari i OVL të UÇK-së Pejë, z. Gazmend Syla, theksoi se vendosja e pllakave në shtëpitë që shërbyen si shtabe, është nder për familjen dhe bashkëluftëtarët, por edhe rikujtim i historisë së lavdishme të Luftës Çlirimtare.
Ai gjithashtu ka shpërndarë mirënjohje për themelimin e Shtabit Lokal, në shenjë respekti për nismëtarët e rezistencës së armatosur në këtë fshat.
Pllaka u zbulua nga Azem Veseli, Qerim Berisha – Mixha, Bajram Shkodrani dhe Jeton Krasniqi.