Zbulohet shuma që fiton Dinamo Zagrebit nga shitja e Amir Rrahmanit tek Napoli

0
290

Dinamo e Zagrebi ka vepruar në mënyrën e duhur me Amir Rrahmanin, duke mbajtur përqindje në kartonin e tij, përveç shitjes për dy milion euro.

Bëhet fjalë për 10 për qind të kartonit, duke e bërë skuadrën kroate që të përfitojë të njëjtën shifër nga shitja e Veronës drejt Napolit, po aq sa në kohët kur e kishte Dinamo dhe e largoi drejt Serisë A.

Bëhet fjalë për një shifër që shkon afërsisht te 1.4 milionë euro më saktësisht, pasi Napoli e bleu mbrojtësin shqiptar për 14 milionë euro, përcjell Sportekspres.

Pra një politikë e duhur e ndjekur nga gjigantët kroatë, që nuk mund t’u shpëtonte nga duart një rast i tillë dhe kanë eksperienca të mëparshme me talentet që nxjerrin, për të marrë të ardhura prej tyre dhe pse nuk i zotërojnë më.

Ndryshe, Rrahmani do të mbetet te Verona deri në fund të sezonit, ndërsa në verë do të kalojë te Napoli.