Zëdhënësi i PDK-së: Jeta e qytetarëve po rrezikohet, koalicioni qeverisës po i qëron hesapet mes vete

0
180

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka thënë se veprimet e fundit të kryeministrit tregojë papërgjegjësi, në rrethana të tilla.

“Në këtë kohë të pasigurisë nga pandemia e virusit covid-19, që mund të rrezikojë jetën e shumë shtetasve tanë, Qeveria e Kosovës ka zgjedhur këtë moment që t’i qërojë hesapet në mes veti. Nuk mbahet mend që në politikën e Kosovës dikush të jetë sjellë në këtë mënyrë të papërgjegjshme, sidomos në rrethanat çfarë janë sot.”, tha ai.

Ky është statusi i tij i plotë:

Natën kur e kaluan në mënyrë klandestine Buxhetin e shtetit dhe Rezolutën që thotë se Albini duhet të bëj dialogun me Vuçiqin, kryefjala e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për urgjencë të aprovimit, ishte argumenti se Kosova është në gjendje të jashtëzakonshme.

Kur Presidenti i vendit e fton Kuvendin e Kosovës që ta shpall dhe konfirmon si të tillë gjendjen, Albini por në heshtje siç shihet edhe Vjosa, thonë që është masë ekstreme.

Në rastin e parë kishim të bënim me egoizëm politik, e në rastin e dytë bëhet fjalë për jetën e qytetarëve të Kosovës.

Në këtë kohë të pasigurisë nga pandemia e virusit covid-19, që mund të rrezikojë jetën e shumë shtetasve tanë, Qeveria e Kosovës ka zgjedhur këtë moment që t’i qërojë hesapet në mes veti.

Nuk mbahet mend që në politikën e Kosovës dikush të jetë sjellë në këtë mënyrë të papërgjegjshme, sidomos në rrethanat çfarë janë sot.