Zeka: Amerikanët na thanë se do të mbeteni të vetmuar dhe se do të largohen nga Bondsteel

Deputeti Milaim Zeka, ka konfirmuar se liderët politikë në Kosovë, e kanë marrë mesazhin e mundësisë së largimit të SHBA’së nga Bondsteel.
I kontaktuar nga Periskopi, deputeti Zeka ka thënë se dje është takuar me njërin nga anëtarët e delegacionit amerikan.
“Po, mua tekstualisht më ka thënë zyrtari amerikan se do të mbeteni të vetmuar si dhe do ta shikojnë mundësinë e heqjes së Bondstilit nga Kosova”, ka thënë Zeka.
Më tutje, ai ka thënë se delegacioni amerikan edhe një herë ka bërë me dije, se SHBA’të do të ndalin çdo lloj ndihme për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Edhe për ushtrinë, kanë thënë se – domethënë veç kësaj për Bondstilin – kanë thënë se do të ndalin çdo lloj ndihme lidhur me trajnimet e FSK’së dhe ne e dimë që s’mund të kemi ushtri pa Amerikën”.
Zeka ka thënë se fajtori për taksën është kryeministri Ramush Haradinaj, mirëpo ka thënë se ‘kanë faj edhe partnerët e koalicionit, Veseli dhe të tjerët, të cilët ndryshe flasin te Presidenti e ndryshe te Kryeministri”.