Zeka: Edhe qentë e rrugëve e dinë për punësimet

0
592

Deputeti Milaim Zeka i ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me punësimet familjare përmes një statusi në rrjetin social ‘facebook’.

“Ato që i tha ambasadori britanez në këtë takim, edhe qentë e rrugëve të Kosoves i dinë. A ka kush i ndalë, si dhe kur, vetem Zoti e din, ka shkruar Zeka.

Sipas tij, këta ja kanë dhënë teposhtëzen këtij vendi dhe në këtë teposhtëze, ja kanë thyer qafën qytetarëve të Kosovës.

Statusi i plotë i Zekës:

“Rrethe punesimeve familjare

Eshte mbajtur sot nje tryeze rreth kesaje teme. Ishte prezent ambasadori britanez, po edhe Kryetari i Kuvendit, si dhe Kryeministri i Kosoves.

Foli Kadri Veseli, i cili do te ishte shume me e ndershme te mos fliste fare. Po a ka njeri qe eshte punesuar ne KEK, ne Aeroport, ne PTK-Vala, Dogana, etj, qe nuk ka kalu neper sitate e PDK se, LDK se, Nismes, tash edhe AAK se?!!!

A ka drejtor ne Aeroport, PTK dhe Vala, Kek, e shume ndermarreje tjera qe nuk ka qene dhe nuk ashte i PDK-se?!!!

Ato qe i tha ambasadori britanez ne kete takim, edhe qente e rrugeve te Kosoves i dine. A ka kush i ndale, si dhe kur, vetem Zoti e dine!!!

Keta ja kane dhane teposhzen ketije vendi dhe ne kete teposhez, ja kane thy qafen qytetareve te Kosoves…!!!”