Zeka i reagon Gjinovcit për Thaçin: Edhe baba i Rronit e voton PDK-në

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i ka reaguar aktivistit të shoqërisë civile, Rron Gjinvocit, pas komenteve të bëra për ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin, përcjell Fokusi.info.

Pas deklarimit të Gjinovcit se “kushdo që e ka votuar Hashim Thaçin ja nuk është normal, ja është i poshtër”, ka reaguar Zeka.

Postimi nga Milaim Zeka:

Per nje fjale “gernaq” desh u kall dynjaja. Ky djali i T7, shihne se çka deklaron?!

Krejteve çka ju ka dhane buk Hashim Thaçi e Kadri Veseli, ne vend se me la pjaten ku kane ngrene, e kane dhi.

Besoni qe edhe baba i Rronit e ka votu, edhe e voton PDK-ne!