Zeka për largimin e Demollit: Nuk ishte anëtar i PEK-ut, ka qenë i kamufluar

0
336

Shkumbin Demolli, që ishte propozuar fillimisht për deputet nga partia e Milaim Zekës (PEK), është larguar nga lista përfundimtare.

Kjo u bë e ditur gjatë ditës së sotme nga vet Shkumbin Demolli përmes një postimi në facebook.Demolli tha se me këtë veprim është goditur partia e Zekës madje sipas tij tani gjasat që të kalohet pragu janë zbehur.

“Fillimisht u propozova për deputet e më pastaj më thanë se s’je më në listën përfundimtare, arseja që jam larguar nga Lista është që kryesia paska vendos kështu”, ka shkruar Demolli.

E lidhur me arsyen e largimit të tij nga lista, lajmi.net ka kontaktuar edhe me kreun e PEK-ut, Milaim Zekën.Zeka ka thënë se Shkumbin Demolli nuk ishte fare anëtar i PEK-ut, prandaj edhe e ka larguar nga lista për deputet.

“Shkumbin Demolli nuk ka qenë në PEK fare, ka qenë në listë sepse ka qenë i kamufluar. Dhe unë kur e kam kuptuar se ai nuk është anëtari i PEK-ut e kam larguar nga lista e deputetëve”, ka thënë Zeka.