Zeka: Prej kur kemi luajtur kapuças, ka pasur lojëra të fatit

0
355

Në seancën e Kuvendit të Kosovës po diskutohet rreth ligjit për ndalimin e lojërave të fatit.

Deputeti Milaim Zeka ka akuzuar të gjithë ata që po e mbështesin këtë ligj, i cili sipas tij është kundër bizneseve, por edhe vet shtetit të Kosovës.

“Ne jemi shtet i burdushit, ne jemi shtet mafioz. Ne duhet të bëjmë si Shqipëria, pra me afat dy vjet, por thanë jo se janë vra njerëz. E tash vrasje ka pasur edhe në pompa të benzinës. Vrasje ka pasur edhe në AKI, e tash a me i mbyllë AKI-në dhe pompat e benzinës a”,  pyet deputeti Zeka.

“E tërë bota ka lojëra të fatit. Ne nuk po bëjmë asgjë tjetër vetëm se po e dëmtojmë buxhetin me ndalimin e lojërave të fatit. Votimi i këtij ligji, është anti-biznesit dhe humb së paku 15 000 vende punë. Prej kur kemi luajtur kapuças, ka pasur lojëra të fatit”, përfundon Zeka.