Zeka: VV e LS bëhen bashkë

Deputeti nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, është treguar i ashpër karrshi qëndrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen e Demarkacionit.

Zeka, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe se janë bërë bashkë për të shkatërruar, siç thotë ai, çdo qelizë të shtetit të Kosovës.

“Në të kaluarën kanë pasur aleancë të fshehtë. Tash ashiqare: vetëm këto dy parti luftojnë për të shkatërruar çdo qelizë të shtetit të Kosovës. Po më vjen mirë që të gjithë po e shohin që lideri i VV-së dhe Lista Serbe kanë të njëjtën agjendë. Ju ka mbetur edhe Rada Trajkoviqi t’iu bashkohet, sepse treshja ju ec më mirë”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Këto reagime të Milaim Zekës vijnë pasi VV-ja dhe Lista Serbe janë shprehur publikisht kundër ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi. Lista Serbe thotë se nuk i intereson kjo temë, ndërkohë që VV-ja thonë se Kosova po humb territor.

Ja statusi i tij i plotë: