Zelandë e Re, dëshmitari tregon se pa një vajzë katërvjeçare të qëlluar në shpinë

Një dëshmitar i cili nuk deshi që identiteti t’i bëhej i ditur tha për CNN, që teksa ishte duke vozitur pa se kishte ndodhur sulmi, më pas ai u ndal që të ofrojë ndihmë.

“Isha duke vozitur, pashë njerëz të shtrirë në tokë, kështu që u ndala dhe pastaj sapo dilja nga kamioni, dëgjova të gjitha të shtënat e armëve”, tha ai.

“Kështu që unë thash jam vetëm duke u përpjekur për të ndihmuar ata dhe pash një djalë që zhdukej”

Ai tha se pa një burrë me një “me vajzën e tij e cila ishte3 ose 4 vjeçare”, e cila ishte qëlluar në shpinë.

“Ai ishte duke bërtitur si ta çonte në spital vajzën e tij dhe ambulanca nuk mund të hynte derisa të sigurohej zona, kështu që kisha vetëm kamionin tim dhe e kam ngarkuar atë dhe vajza e tij dhe i kam marr i kam dërguar në spital”, tha dëshmitari për CNN.