Zemaj: Respektoni rregullat nëse s’doni shtrëngim të masave

Gastronomia është njëri prej sektorëve më të goditur si pasojë e mbylljes gjatë pandemisë me Coronavirus.

E derisa nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës mohojnë se nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se kjo ka qenë pikërisht edhe arsyeja e mbylljes e disa prej tyre.

“Disa prej lokaleve të gastronomisë që nuk kanë respektuar masat antiCOVID-19, kanë marrë gjoba nga inspektorati sanitar dhe ka pasur edhe mbyllje të tyre. Nëse respektojmë masat dhe kemi disiplinë, nuk ka nevojë për masa të tjera. Ai që mban dasma dhe grumbullon 200-300 vetë dhe nuk i respekton masat antiCOVID-19, ai do të mbyllet, por ne nuk do t’i mbyllim të gjithë gastronomët”, tha ai.

Lini një Përgjigje