Zgjedhjet e partive politike – mundësitë për ndryshime!

Shkruan: Burim Gjaka
Duke i parë zgjedhjet e brendshme të partive politike që janë në zhvilllim e sipër dhe ato që pritet të ndodhin sidomos në nivelin lokal, duke qenë momentalisht pasiv në aktivitetet politike,  si pasojë e mospajtimeve të shumta dhe të vazhdueshme se si duhet të menagjohet një parti politike, dhe duke pasur përvojën në procese të tilla, po e shfrytëzoi rastin të ndaj një opinjon timin  në lidhje me këtë proces, se si po ndodhin këto procese dhe si do të duhej të ndodhnin për të mirën e partive dhe vendit.
Zgjedhjet e brendshme të partive politike zakonisht mbahen kinse për t`u reformuar, por që në realitet ato mbahen vetëm kur ta kenë presionin e KQZ-së, d.m.th kur të vie afati i fundit për ta realizuar këtë proces, ose kur partitë pësojnë ndonjë debakël në kuptimin elektoral dhe kryetarët aktual nuk kanë vullnet që më ta drejtojnë partinë. Por kjo e fundit në botën shqiptare ndodhë shumë rrallë, sepse kryetarët e partive nuk lëshojnë rrugën për të tjerët,  pa e vjelur edhe fidanin e fundit të bimës së quajtur parti politike. Kjo nënkupton që zgjedhjet në çdo parti mbahen vetëm atëherë kur është edhe pëlqimi i kryetarëve aktual dhe klaneve të tyre. Prandaj mundësitë për ndryshime nga zgjedhjet e tilla janë shumë të vogla.
Procesi zgjedhor në kuptimin teorik zakonisht duhet të filloi me ngrirjen e të gjitha pozicioneve në parti nga ish udhëheqësit aktual dhe me krijimin e komisonit për përgatitjen e zgjedhjeve,  me hartimin e rregullores së zgjedhjeve dhe me caktimin e numrit të delegatëve nga secili lokalitet, varësisht prej përqindjes së votave që kanë në zgjedhjet e fundit, e jo ky numër të kalkulohet në bazë të mbështetjes që japin ato lokalitete apo njerëz për elitën momentale të partisë, e që kjo ndodhë zakonisht.
Elita ekzistuese nuk i ngrinë pozicionet, por përkundrazi i shfrytëzon ato pozicione për ta përdorur ndikimin për ta përgatitur terenin për të rimarr  pozicionet që kishin deri më tani. Do të ishte e rrugës që ç`do kryetar ( dhe ekipa e tij) i cili humb pushtetin në nivel lokal apo qëndror ta hudhte veten në votëbesim para organeve të përtisë, këtë rast Këshillit Drejtues apo të Përgjithëshëm, dhe të mas veten se a ja vlenë të rikandidohet apo jo. Ky akt do ta fuqizonte edhe më shumë në procesin zgjedhor, normal nëse do të kalonte votëbesimin, nëse jo do të duhej të dorëhiqej menjëherë. Këtu ndodhë e kundërta. Në ç`do lokalitet zgjedhen delegatët të cilët i përshtaten kryetarit aktual  ( ekipës së tij) dhe që pritet ta votojnë edhe në një rizgjedhje eventuale të tij.
Produkt i krejtë kësaj loje të ndytë dhe pa asnjë rregull ferpley është rizgjedhja e udhëheqësve aktual në krye të secilës parti, apo e ndonjë kandidati kukull të mbështetur nga ata, sa për t`u arsyetuar para opinjonit kinse janë bër ndryshime, e që realisht  në raste të tilla ndodhë kozmetika dhe në anën tjetër ikja në heshtje e kryetarit aktual nga dështimet dhe të këqijat që i kanë ndodhur partisë në kohën sa ai ishte kryetar.  Komplet  ky process prodhon edhe largime në heshtje të njerëzve më të devotshëm nga partia, pra largohen ata të cilët janë lodhur duke kontribuar me vite për dikë që partinë e mendon vetëm si vend pune dhe benefit për vete dhe ekipën e tij  dhe tashmë kuptohet qartë që loja e njëjtë do të vazhdojë prapë dhe qëndrimi ende aty nuk ka më vlerë.
Më së vështiri e kanë ata të cilët i hynë garës për ta sfiduar elitën ekzistuese, duke mos pasur as përvojën e nevojëshme e as mbështetjen e mekanizmave ekzistues të partisë. Kandidatët të cilët pretendojnë t`i futen kësaj gare duhet që vendimin për këtë sfidë ta marrin shumë më herët, t`a hartojnë platformën e tyre  se si do të duket partija nën drejtimin e tyre dhe njëkohësisht ta prezantojnë ekipën e tyre mbështetse  që duhet të jetë më e mirë sesa ajo aktualja. Gjithashtu këta pretendent do të duhej që të insistonin që nga themelimi i ekipës për organizimin e zgjedhjeve e deri te zgjedhjet në çdo lokalitet apo lagje ta kishin përfaqësuesin e tyre prezent. Kjo do të mundësonte një garë të barabartë  dhe që mund të priteshin ndryshime, në të kundërten mund të ndodhin “djegje politike”.
Nuk mund të pretendohet që të sfidohet një ekipë e cila ka financat, ka njerëzit të cilët i mbanë në kontrollë kaherë dhe që ka udhëhequr  zgjedhjet në çdo lokalitet duke i përzgjedhur delegatët e përshtatëshëm,  pa pasur përgaditje të mjaftueshme që u cekën më lartë. Të shkosh në një kuvend zgjedhor pa i kryer ato procese vetëm se “dergon ujin në mulli të huaj ” duke bërë garën më interesante dhe duke i ndihmuar elitës ekzistuese që të arsyetohet se ka zhvilluar një process zgjedhor demokratik dhe se ka siguruar mbështetjen për ecje tutje. Prandaj të gjithë ju që pretendoni të i hyni garës politike, përgatituni mirë, sepse gara nuk fitohet pa përgatitje të nevojëshme dhe adekuate, edhe nëse ju jeni më i miri.
Për secilën parti politike zgjedhjet janë infuzion kur organizohen dhe mbahen mirë, në të kundërtën ndodhin përqarjet dhe ikjet e  elektoratit. Po ashtu ndryshimet japin freski në parti, por që freskimet e tilla shumë rrallë ndodhin. Është rregull e pashkruar zgjedhore që garën brenda partive nuk e fiton gjithmonë më i miri, prandaj politika don edhe strategji dhe njerëz që i implementojnë ato.