Zhbllokohet KQZ-ja, të enjten betohen anëtarët e rinj

0
256

Pas një periudhe të gjatë, KQZ-ja do të zhbllokohet pasi do të emërohen anëtarët e rinj.

Këta anëtarë do të betohen të enjten ka njoftuar Zyra e Presidentit.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës njofton se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së. Anëtarët e rinj të KQZ-së, të enjten më 28 mars 2019, do ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi”, ka njoftuar Zyra e Presidentit.

Kujtojmë që puna në KQZ u mbajt e “ngrirë” për një kohë të gjatë për shkak të mosmarrëveshjes për emërimin e anëtarëve të rinj, kurse sot ambasada amerikane bëri thirrje që kjo çështje të zgjidhej sa më shpejt të jetë e mundur.