Zhduken dy vajza

Në Kosovë brenda dy dite janë zhdukur dy vajza.

Policia raporton se njëra nga këto vajza është zhdukur dje në Pejë.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se vajza e saj femër K/shqiptare ka shkuar në shkollë në mëngjes dhe ende nuk është kthyer, e njëjta deklaron se asnjëherë nuk ka ndodh qe viktima të mos kthehet nga shkollë, rasti është duke u hetuar”.

Ndërsa, Policia raporton se vajza tjetër është zhdukur më 10 prill në Vushtrri.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vajza e tij viktima femër K-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.