Zhvillimi ekonomik është faktori kryesor i pengimit të shpërnguljes

Shkruan Haki Morina

Aryetimet qe ikjet e rinise nga Kosova, jane fenomen i zakonshem, per shkak se kjo ju ka ndodhur krejt shteteve te lindjes, nuk qendrojne.

E para, sepse ky proces, nuk ka qene i te njejtes forme, kaq i gjate, me nje ritem kaq te larte, dhe sistematik sa i shqiptareve.

E dyta, ato vende, nuk ishin aq te vogla, sa te rrezikonin zbrazjen e plote, se tek e fundit edhe nga India ka shperngulje, por edhe sikur te vinin krejt pernjehere ne Evrope, nuk do ti zinte 1 miliard e 500 milion banoret e tyre. E shqiptaret e Kosoves, jane aq pak, sa veç Republika e Bajernit, te Gjermanise, mund ti pranoj brenda nje muaj.

Ne duhet te diskutojme, sidomos parlamenti dhe institucionet tjera shteterore, si mund ta ndalojme apo ta ngadalsojme kete fenomen te rrezikshem?
Nje gje dihet! Fjalet nuk mjaftojne. Bile ne situaten qe po kalojme, fjalet ndikojne edhe me negativisht. Ndikojne, sepse krijojne pershtypjen, qe po bejme demagogji. Dhe kur dyshojne ne demagogjine e propaganduesve, shpresat veniten edhe me shume!

Eshte e vertete, se procesi i largimit nga vendet me pak te zhvilluara, ne vende me te zhvilluara, ka ekzistuar gjithmone. Por ritmi i shperngules se shqiptareve, keto 30 vitet e fundit, eshte me te vertete shqetesues.
Asnje qeveri nuk mund ta pengonte shpernguljen, por secila qeveri, mund te ndikonte ne uljen e ritmit te shpernguljes, ose ne mbajtjen nen kontrollin e domosdoshem per te mos rrezikuar, ne masen siç jemi rrezikuar.

Zhvillimi ekonomik, eshtr faktori numer 1 i pengimit te shpernguljes, por edhe kultivimi i dashurise ndaj vendit, nepermjet zhvillimit te artit dhe kultures, eshte nje faktor, qe i mbane popujt e pazhvilluar, qe te mos lejojne zbrazjen e vendeve te tyre. Por brezave te rinje, dikush duhet t’ja kultivoj kete dashuri. E dihet qe ne kete drejtim, duhet te prijne institucionet shteterore.

E çfare kane bere qeverite tona ne Kosove, por edhe ne Shqiperi, qe ti mbillnin brezave te rinje sa me shume dashuri per vendin e tyre?
Ata kane investuar ne nje letersi qe nuk te frymezon aspak per ta dashur vendin tone, ne pseudokinematografi, ne pseudo muzike, ne gjithcka qe nuk ua mbjelle te rinjeve dashurine per vendin dhe popullin e tyre, por ua mbjelle ne koke te kunderten.

Qeveria aktuale, nuk eshte fajtore per ate cfar ka ndodhur keto 20 vjet e fundit, por eshte fajtore qe po vazhdon te njejten fryme qeverisese!

Lini një Përgjigje