Zidane e nis me fitore aventurën e dytë tek Real Madridi (Video)

Trajneri Zinedine Zidane aventurën e dytë në krye të Real Madridit, e ka nisur me fitore.

Skuadra e tij mposhti Celta Vigon, me rezultat 2-0, të shtunën në “Bernabeu” në kuadër të La Ligës.

Ekipi beri paraqitje të kënaqshme në duel me Celta Vigon, duke marrë pikët e plota, edhe pse madrilenët janë larg garës për titull të kampionit në La Ligë.

Isco, i cili rikthehet titullar tek Reali, zhbllokoi ndeshjen në minutën e 62-të, duke kaluar Realin në epërsi prej 1-0.

Edhe Gareth Bale u rikthehet golave, duke realizuar golin e dytë për skuadrën “merenguese” në minutën e 77-të.

https://streamable.com/wj920