Zjarr në Grykën e Deçanit, KFOR-i ndërhyn me helikopter (Video)

Një pjesë e Grykës së Deçanit është përfshirë nga zjarri në orët e para të së shtunës.

Në adresë të Express kanë ardhur edhe disa pamje nga atje, dhe siç ka treguar një lexues atje ka ndëhyrë edhe KFOR-i me helikopter për të lokalizuar zjarrin.

Kohëve të fundit në Kosovë është rritur jashtëzakonisht shumë dukuria e zjarr vënies.

Ministria e Ambientit së bashku me Policinë e Kosovës kanë nxjerrë një urdhëresë përmes së cilës ndalohet që të ndezën zjarre në natyrë.