Zjarr në katin e pestë të një banese sociale

TIRANË- Një apartament në katin e pesë tek banesat sociale në Shkozë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune, ku fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Dyshimet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, megjithatë pritet të bëhen verifikimet në daljen e një përgjigje përfundimtare.

Siç shihet në foton që Shqiptarja.com disponon shtëllunga tymi kanë ‘pushtuar” qiellin, por fatmirësisht familjarët shpëtojnë mrekullisht, por vetëm dëme të mëdha materiale.

Forca të shumta zjarrfikëse kanë bërë mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e tyre dhe në apartamentet pranë.

Lini një Përgjigje