Zjarr në konviktin e studenteve, njëra dërgohet në spital

0
539

Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e tretë të një pallati në Shkodër.

Mësohet se në banesë jetonin disa studente dhe njëra prej tyre është dërguar në spital.

Ngjarja ka ndodhur përballë Fakultetit të Drejtësisë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes.