Zjarr në Shtupeq të Madh të Rugovës, Mehaj: Situata është plotësisht nën kontroll

0
92

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka dalë sot në fshatin Shtupeq të Madh në rajonin e Rugovës për të ndaluar zjarrin që ishte atje.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit për shpërthimin e zjarrit në malet rreth fshatit Shtupeq të Madh në rajonin e Rugovës, kemi angazhuar efektivat e specializuara të Regjimentit të Dytë të Forcave Tokësore dhe njësinë e zjarrfikjes së Gardës Kombëtare të FSK-së. Gjithashtu kam kontaktuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralin amerikan Maier me të cilin kam koordinuar me ta ndërhyrjen nga ajri me dy helikopterë”.

“Ndërhyrja e menjëhershme ka rezultuar me sukses të plotë dhe se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka mundësi të depërtoj në zonat e banuara. Sonte do të qëndrojnë në vend-operacion të gjitha kapacitetet e angazhuara të FSK-së”.

“Prandaj, shfrytëzoj rastin që direkt nga vend-ngjarja, të njoftoj edhe njëherë të gjithë qytetarët e Shtupeqit dhe vendbanimeve të këtij rajoni se nuk ka vend për shqetësim dhe panik sepse situata është plotësisht nën kontroll”,ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.