Zjarrfikësi ia merr kolegut uniformën për t’u shfaqur në emision, sepse e tija ishte shumë e vjetër

0
190

Problemet e zjarrfikësve në Kosovë janë të shumta me numër dhe ato datojnë që nga paslufta.

Zjarrfikësit ankohen jo rrallë here për kushtet e punës, por zakonisht këtë e bëjnë në Ditën Ndërkombëtare të tyre më 4 maj, por sigurisht jo vetëm.

Ata thonë se mungon përkujdesja institucionale ndaj tyre, ndërsa disa here kanë shprehur brengën se punojnë me pajisje të vjetëruara.

Se ju mungojnë gjërat elementare për punë e ka treguar edhe një zjarrëfikës i cili ishte i ftuas së fundmi në studio.

Ai ka thënë se ia ka marrë kolegut uniformën për t’u shfaqur në emision, sepse e tija ishte shumë e vjetër.

“Me pa jaknen tem ishte tut, por këtë ja kam marrë një kolegut”, ka thënë ai në KTV.

Për më tepër ndiqeni videon: