Zjarrfikësit dhe KEK-u shpëtojnë nga djegia një shtëpi në Prishtinë (VIDEO)

Reagimi i shpejtë i Zjarrfikësve dhe KEK-ut ka shpëtuar një shtëpi nga djegia.

Në rrugën “Agron Rrahmani” në lagjen “Taslixhe”, telat e rrymës u përpjekën me njëri-tjetrin dhe si shkak i kësaj, një shtëpi u kaplua nga flakët, transmeton Indeksonline.

Por, fatmirësisht reagimi i Zjarrfikësve dhe KEK-ut ishte i shpejtë dhe e ndaluan më të keqën.

Indeksonline ka siguruar pamje nga momenti kur telat e rrymës përpjekën me njëri-tjetrin.