Zogaj: Kurti nuk e paska marrë as mendimin e zyrës ligjore në kryeministri

Analisti politik Petrit Zogaj ka reaguar ndaj asaj që Kurti e quan marrëveshjen sekrete të Presidenti Hashim Thaçi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s në vitin 2013.

Zogaj thotë se Kurti nuk ka marrë as mendimin e zyrës ligjore siç e ka përmendur ai.

Ai thotë se Kurti atë dokument ua dha “disa militantëve partiak dhe ka thëne duheni me u bind ju që unë po them se kjo marrëveshje është antiligjore dhe e dëmshme. Kjo është ‘vazhdim i politikës se gazit me mjete tjera”, ka shkruar Zogaj.

Ja postimi i plotë:

Kryeministri Kurti nuk e paska marre as mendimin e ‘Zyres Ligjore ne kryeministri,’ e cila zyre ka mandat ekskluziv qe te merret me ceshtjet ligjore. Pra, krejt ajo cfare KM Kurti paska bere sot eshte qe ate dokument iua ka dhene disa militanteve partiak dhe ka thene duheni me u bind ju qe une po them se kjo marreveshje eshte antiligjore dhe e demshme. Kjo eshte ‘vazhdim i politikes se gazit me mjete tjera.

Lini një Përgjigje