Zogjtë shkaktarë të shpërthimit të zjarrit, arsimtarët e shpëtojnë situatën

0
247

Sot rreth orës 11, derisa mësimdhënësit e shkollës fillore “Sakip Bellaqa” në Potoqan të Epërm ishin në orar pune, trafoja elektrike e cila gjindet pranë oborrit të shkollës mori zjarr.

Shkak u bënë një tufë zogjsh të cilët ishin grumbulluar në telat e elektrikut.

Ndërkohë rryma e kishte djegur një zog, i cili në djegie e sipër bie në tokë.

Në këtë moment, zjarri përhapet në shpejtësi në barin e thatë që gjindej përreth trafos.

Me të parë ngjarjen, mësimdhënësit e shkollës kishin dalë me shpejtësi dhe e kishin fikur zjarrin i cili, sipas mësimdhënësit Hamid Makshana, vetëmsa nuk i kishte kapluar telat e trafos dhe rrezikonte ndonjë fatkeqësi nga rryma.

Situatat e tilla na bëjnë të mendojmë se sa janë të sigurta trafot në ambientet e urbanizuara dhe jovetëm dhe se sa është kujdesi për të rritur sigurinë e tyre.

Sigurisht se kompania KEDS do të duhej të krijonte siguri më të madhe në rrjetin e shpërndarjes duke mirëmbajtur objektet e sajë dhe jo të lejojë që të ndodhin ngjarje të tilla që mund të rrezikojnë pasurinë, shëndetin dhe jetën e njerëzve përreth, sidomos kur bëhet fjalë për objektet shkollore.