ZRRE prezanton të hyrat dhe tarifat e operatorëve para komisionit parlamentar

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), sot para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal do të prezantojë Parametrat Rregullativ, me anë të të  cilëve caktohen të hyrat dhe tarifat e operatorëve si dhe tarifat pëfundimtare të konsumatorëve.

Komisionit për Zhvillim Ekonomik po ashtu do te shqyrtojë edhe raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2017.